Flamurtari “mund” Elbasanin. Edon Hasani do të vishet kuqezi. Burime pranë klubit vlonjat konfirmojnë për “Panorama Sport”, se është arritur akordi me shkodranin.
Ka qenë vetë Emiljano Çela që e ka bindur mesfushorin dhe i ka dhënë njëkohësisht siguri në çdo aspekt.
Të dy kanë punuar bashkë edhe te Kastrioti, dhe duket se kaq ka mjaftuar që 31-vjeçari të bindej për t’u transferuar në Vlorë. Flamurtari ka fituar duelin me ekipin e sapongjitur në Kategorinë e Parë.
Kujtojmë që edhe verdheblutë kërkonin shërbimet e këtij lojtari, madje ishin goxha afër marrëveshjes. Sinan Idrizi ka vendosur që t’i plotësojë çdo dëshirë trajnerit të ri, vetëm e vetëm që të sigurohet ngjitja në elitë.