Miqësorja me Bullgarinë ka nisur, teksa kuqezinjtë kanë zbritur në fushën e “Air Albanias” për të kërkuar një tjetër 3 pikësh. Për këtë sfidë Sylvinho ka grumbulluar edhe lojtarin e Superiores.

Bëhet fjalë për Alen Sherrin e Egnatias, i cili do të zëvendësojë Elham Kastratin. Ky i fundit për shkak të një gjendje gripale nuk sdo të jetë i gatshëm për këtë duel.

“Përshëndetje të gjithëve,

Për shkak të gjendjes gripale, portieri Elhan Kastrati nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Bullgarisë. Për këtë arsye, trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë portierin e Egnatias, Alen Sherri.

Punë të mbarë”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.