Ndeshja e fundit, ajo ndaj Tiranes nuk i ka shkuar ashtu si duhet sepse Vllaznia u ndeshkua nga nje gabim i vetem, megjithate ajo sfide ka qene e veçante per futbollistin shqiptar nga Shkupi Mevlan Adili.
Kjo ka qene ndeshje e tij e 50-te zyrtare me fanellen kuqeblu (ne kupe dhe kampionat) dhe padyshim qe kete moment vete lojtari ka dashur ta ndaje me te gjithe tifozet e Vllaznise, shoket e miqte e tij.
Ai ka postuar nje foto ku shkruhet numri 50 dhe perkrah tij ka hedhur edhe disa fjale qe duket se kane dale nga zemra e tij.
“Krenar qe jam sot ketu, krenar qe mbroj keto ngjyra, KF Vllaznia”- shkruan Adili. Ai eshte nje nga lojtaret me te dashur per tifozet shkodrane dhe padyshim qe duke luajtur me shpirt, premton te beje me te miren deri ne fund te sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/