I ndajnë shumë kilometra, por i bashkon mendja dhe zemra. Metju Rajan, portier i Brajtonit, nuk mund të mos mendojë çfarë po i ndodh Australisë në këto momente.

Toka e tij është duke u djegur dhe gardiani ka njoftuar përmes rrjeteve sociale nismën e bukur për të ndihmuar Australinë.

Ai do të dhurojë 500 dollarë australianë për çdo pritje që do të bëjnë portierët e kampionatit anglez në këtë javë të Premier Ligës.

Një iniciativë mjaft e bukur nga Rajan, i cili dëshiron që të kontribuojë sa më shumë në rindërtimin e pjesëve të djegura nga zjarri masiv që ka përfshirë Australinë në ditët e fundit.