Mbrojtësi i Barcelonës dhe Francës Samuel Umtiti është nxjerrë në shitje nga klubi katalanas.

“Diario Sport” zbulon se kampionët në fuqi të Spanjës kanë vendosur të shesin lojtarin e tyre për shkak se për gati dy vite ka vuajtur nga dëmtimet e rënda.

Umtiti ka kontratë deri në vitin 2023 me Barcelonën dhe pavarësisht se klauzola e tij shkon në 500 milionë euro, Barcelona do të negociojë për ta shitur për një shifër më të vogël.

Sipas mediae në Spanjë, Mançester Junajtid është klubi më i interesuar për kampionin e botës me Francën në vitin 2018, por mungesat e shumta dhe paqëndrueshmëria fizike i rrezikojnë qëndrimin te Barcelona, e cila ka piketuar si zëvendësuesin e Umtitisë mbrojtësin e Interit Milan Skriniar.