Duhej të ishte ndryshe por fundi i ndeshjes Vllaznia- Teuta ka sjellë zemërim në rradhët e tifozëve të pranishëm në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Dhe nuk kanë qenë pak: mbi 5 mijë të pranishëm të cilët prisnin një lojë dhe rezultat tjetër të skuadrës së tyre të zemrës. Por në fakt nuk ka ndodhur asnjëra. Kuqeblutë kanë zhgënjyer në paraqitje dhe në rezultat dhe për rrjedhojë të gjithë janë larguar të zemëruar.
Një pjesë e konsiderueshme e tifozëve të tribunës përkarshi në fakt kanë qëndruar edhe pak minuta pas përfundimit të ndeshjes në shkallët e stadiumit dhe nuk kanë munguar të lëshojnë edhe sharje e ofendime ndaj skuadrës. Një veprim i ligjshëm në fakt sepse askush nuk e priste një paraqitje të tillë. Këtë fillim-sezoni shpresat ishin për një Vllazni ndryshe por në fakt duket se është e njëjta.Dhe tifozët pas zhgënjimit të djeshëm vështirë t’i bësh të kthehen sërish në stadium.
© shkodrasport.com