Gugash Magani është trajneri i Besës për sezonin e ardhshëm, ku do tentojë të zhvillojë një edicion sa më të denjë. Kavajasit ndodhen në Kategorinë e Parë.
Faza përgatitore për sezonin e ri nis nesër(e hënë) ora 17:30. Stërvitja e verdhezinjve do zhvillohet te “Fusha e Vjetër” në Kavajë, tregon klubi i Besës nëpërmjet rrjeteve sociale.
Kujtojmë se janë afruar disa lojtarë si Jugu, Nurja, Ntephe, Onuh, Osma dhe Enes Kuka. Magani kështu ka menduar ditën e nesërme për të parë gjendjen e ekipit në vazhdim dhe ku qëndrojnë nevojat për përforcime.
Problem nderkohe mbetet fakti se ku do t’i luaje ndeshjet ekipi i Beses ngaqe stadiumi i Kavajes vazhdon te jete jashte te gjitha standarteve. Diçka e çuditshme per nje qytet me tradite ne futboll por ky eshte realiteti.