Atletico e Madridit ka një tjetër ritëm krahasuar me Realin dhe Barcelonën në La Liga.

Skuadra e Diego Simeones edhe pa Luis Suarez vazhdon të fitojë në kampionat teksa mori tre pikët e radhës në transfertën ndaj Valencias duke e çuar në 6 numrin e fitoreve radhazi në La Liga.

Sfidën e Mestallas e vendosi një autogol i vonë i Lato në minutën e 79-të.

Me këtë fitore Los Colchoneros u ngjitën në kuotën e 23 pikëve, po aq sa edhe Real Sociedad që kryeson por Atletico ka zhvilluar një ndeshje më pak se baskët dhe është vetmja skuadër që nuk njeh ende humbje në kampionat teksa numëron 7 fitore dhe 2 barazime, ndërsa ka edhe mbrojtjen më të mirë në Europë përsa i përket kampionateve më të rëndësishme me vetëm 2 gola të pësuar.