Sulmuesi shqiptar i lindur në Finlandë Albion Ademi po realizon një sezon mbresëlënës me ekipin e Mariehamnit.
Ish-futbollisti i Shpresave shënoi në fitoren e vështirë të skuadrës së tij kundër Rovaniemit, takim që përfundoi me rezultatin 2-3.
Në minutën e 40-të të sfidës, Ademi u asistua nga shoku i skuadrës Tolonen dhe i vetëm përballë portierit kundërshtar vendosi ndeshjen në baraspeshë.
Kjo është fitorja e tretë në 8 javë për Marienhamnit, ndërsa Ademin ky sezon ka nisur në mënyrën më të mirë mundshme ku ka realizuar 6 gola në 8 ndeshjet e para të këtij sezoni.
Ai pret ftesë tashmë nga trajneri i Shqipërisë Edi Reja.