Juventusi është në “Top” formë dhe këtë e ka treguar në dy ndeshjet e para të Serie A, me bardhzinjtë që triumfuan në transfertë me rezultatin 0-3 kundër Veronës.

Sfida nisi mjaft mirë për “Zonjën” që arriti të kalonte në avantazh me anë të Vlahovic në minutën e 28’ dhe 11 minuta më vonë ishte Savona që dyfishoi shifrat.

Pjesa e dytë gjithashtu foli për bardhezinjtë, të cilët shënuan dhe golin e tretë sërish me Vlahovic në minutën e 53’, kësaj radhe falë një penalltie, duke hedhur “KO” Veronën.

Kështu Juventusi shkon në krye të kampionatit, si i vetmi ekip me pikë të plota, teksa ekipi i Thiago Mottës numëron gjashtë gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në dy ndeshje.

REZULTATI:

VERONA 0-3 JUVENTUS

Vlahovic 28’, (P) 53’, Savona 39’