Nga Endri ÇINARI
Nëse ka një ekip që ka qenë me të vërtetë “makthi” i Vllaznisë këtë sezon, ai është Dinamo. Kryeqytetasit janë përballur me kuqeblutë 6 herë këtë edicion mes kampionatit dhe kupës. Ku 18 herë kampionët e vendit i kanë shkaktuar 3 disfata shkodranëve, e po ashtu me dy sfida të mbyllura në barazim e në fund numërohet edhe një sukses i kuqebluve.
Statistikat pozitive të ekipit të Dajes u konfirmuan edhe në ndeshjen e fundit të kupës. Me blutë që u imponuan me rezultatin 4-3 ndaj 9 herë kampionëve të vendit. Duke arritur kështu kualifikimin në finalen e kupës në dëm të skuadrës shkodrane.
Më parë Dinamo kishte fituar edhe dy sfida në kampionat kundër kuqebluve me rezultatin 2-1 dhe 2-3. Në këtë mënyrë duke qenë skuadra që i ka shkaktuar më shumë humbje Vllaznisë këtë edicion.
Asnjë ekip tjetër në elitë nuk ka arritur t’i bëjë kaq “dëm” skuadrës së Brdariç përpos bluve. Të cilët konfirmohen si një tabu për shkodranët në këtë edicion 2024-25. E tashmë duhet shikuar nëse fati do i përplasë sërish dy skuadrat në përballjet e “final 4” që do zhvillohen në muajin maj.(www.shkodrasport.com)