Prej disa kohesh “Djelmnia Shkodrane” ka nisur nje bashkepunim me KF Vllaznia, per shkembimin dhe promovimin e lojtareve te rinj. Ne muajin janar te ketij viti, ishin tre futbolliste te “Djelmnise” qe iu bashkuan ekipit U17 te Akademise kuqeblu.

Nderkohe ditet e fundit, gjithmone sipas marreveshjes se arritur ne mes presidenteve Benardin Kulla dhe Alban Xhaferi, jane te tjere futbolliste qe i jane bashkuar ekipeve te Akademise Vllaznia.

Keshtu, dy lojtare dhe pikerisht Armando Zymeri dhe Ledion Hotaj kane nisur stervitjen me ekipin Vllaznia U18 duke u vene ne dispozicion te trajnerit Malvin Meçarovi.

Nderkohe nga dita e sotme tre futbolliste te tjere te formuar tek “Djelmnia shkodrane” kane nisur stervitjen me ekipin Vllaznia U19 dhe behet fjale per Anid Plangaj, Gerison Zhuri, Ermal Doçaj dhe Rigerto Çezma te cilet jane tashme pjese e kuqebluve./www.shkodrasport.com/