Laçi luan përballë Iskras në kuadër të Conference League. Takimi i parë zhvillohet në “Elbasan Arena” më 7 korrik ora 20:00. Kurbinasit kanë dhënë dhe informacionin e nevojshëm për biletat.
Tre janë tribunat, ndërsa çmimet variojnë si në vijim. 600 lekë është më e lira, pikërisht në tribunën prapa porte. 1000 lekë në tribunën E që është karshia dhe 2000 lekë kushton për ta parë ndeshjen nga tribuna kryesore.
Biletat do jenë në shitje nga dita e martë(5 korrik) në qytetin e Laçit, ndërsa në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe “Elbasan Arena” shiten ditën e enjte, kur luhet ndeshja.
“DALIN BILETAT NË SHITJE
Tribuna kryesore : 2000 lekë
Tribuna E : 1000 lekë
Tribuna pas porte : 600 lekë
SHËNIM :
Biletat mund ti blini në Laç nga dita e nesërme ndërsa në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe “Elbasan Arena” biletat mund ti blini vetëm ditën e ndeshjes”, shkruan klubi i Laçit në rrjetet sociale.