“Llogaritë” tek Vllaznia nuk dalin. Pas javës së 13-të të kampionatit, ajo ka arritur të grumbullojë vetëm 12 pikë. Më pak se një pikë në ndeshje. Padyshim që shumë pak për një skuadër e cila ishte ndërtuar me objektiv tjetër. Sot kuqeblutë ndodhen në vendin e tetë në renditje. Mjafton ta krahasojmë me ecurinë e një sezoni më parë dhe konstaton qartë se skuadra shkodrane nuk është në lartësinë e duhur.
Në të njëjtën periudhë të një sezoni më parë ajo kishte grumbulluar 18 pikë dhe ndodhej në vendin e pestë. Sivjet janë 6 pikë më pak.
Një diferencë e tillë pikësh do të jetë e vështirë për t’u rikuperuar. Nisja e sezonit aktual ka lënë shumë për të dëshiruar dhe kjo po reflektohet në rezultate. Nëse ajo nuk dëshiron të përsërisë ankthin e një viti më parë kur shpëtoi vetëm në javën e fundit të kampionatit, duhet të korigjojë ecurinë në javët e ardhshme.
© shkodrasport.com