Më 6 shtator kombëtarja u-21 e Shqipërisë do zbresë në fushë për kualifikueset e Euro 2025. Kuqezinjtë e vegjël përballë do kenë Zvicrën, në një duel mjaft të fortë. Trajneri Bushi ka zyrtarizuar edhe listën e të grumbulluarve. Ku bie në sy grumbullimi i shumë futbollistëve shkodranë. Më saktë i 6 të tillëve.
Duke nisur nga reparti i mbrojtjes ku do jenë 4 shkodranë. Nga Geralb Smajli dhe Elmando Gjini të cilët tashmë luajnë me Ballkanin në Kosovë. ,
Për të vijuar me Marcelino Preken e Partizanit dhe Elton Fikajn, mbrojtësin e talentuar të Panathinaikos. Në mesfushë ka vend edhe për Rejan Alivoden e Vllaznisë, që ndeshjet e fundit ka pasur një rendiment të lartë.
Por Alivoda nuk është i vetmi shkodran nga Vllaznia. Në kombëtaren u-21 është grumbulluar edhe Kevin Dodaj. Sulmuesi 18-vjeçar është shpërblyer për lojtarët a mira të zhvilluara me kuqeblutë. Shqipëria do ndeshet me Zvicrën në datën 6 shtator në orën 19:30, në “Stade de la Tuiliere”.
Endri ÇINARI