Federata Angleze e Futbollit ka gjobitur me 60 000 paund trajnerin e Newcastle Rafa Benitez për komentet e tij në lidhje me Andre Marriner, gjyqtarin e ndeshjes kundër Crystal Palace.
Takimi u mbyll në barazim pa gola, më 22 shtator, por për FA, komentet e 58-vjeçarit para takimit u quajtën si të gabuara.
Trajneri spanjoll fillimisht i sugjeroi federatës se duhet të analizonte komentet e sulmuesit të Palace, Wilfred Zaha, i cili kërkonte më shumë mbrojtje nga gjyqtarët në fushë.
“Ai është një lojtar i mirë, por mendoj që FA duhet të merret me komentet e tij”, tha Benitez në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Por jam i sigurt që Marriner nuk do të mendojë shumë për këtë. Ai ka shumë përvojë dhe, pavarësisht se historiku i tij me kartonët e kuq nuk është ndër më të mirët, kam besim se është një arbitër shumë i mirë me shumë përvojë që do të dijë të zgjidhë këtë situatë normalisht”, shtoi spanjolli.
Arsyetimi i federatës për gjobën ndaj Benitez ishte për “sjellje të pahijshme dhe diskreditim të futbollit./EDS/