Vila në Londër e Tamara Eklestonit është bastisur nga hajdutët, të cilët, disa orë pasi vajza e manjatit Berni Ekleston (bosit historik të Formulës 1) ishte nisur për pushime, u futën në aksion. 

Mësohet se janë vjedhur bizhuteri që kapin vlerën e 60 milionë eurove. Ishin tre personat që u futën në vilën luksoze me 57 dhoma.

Ndonëse objekti vëzhgohej 24 orë nga kamerat, hajdutët e realizuan këtë operacion në vetëm 50 minuta, duke hapur të gjitha kasafortat.

Sipas mediave britanike, mësohet se Tamara Ekleston është tërësisht e shokuar nga kjo ngjarje.