Policia italiane ka shkatërruar dje një grup kriminal që kishte trafikuar në vendin fqinj rreth 600 kilogramë drogë.
Policia ka arrestuar 22 persona, mes të cilëve dhe kapo-ultrasin e Milanit, Luca Luçi dhe kreun e stjuardëve të Interit, Massimo Mandelli.
Droga vinte nga Shqipëria, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dhe dy shtetas shqiptar, të cilët merreshin me sjelljen e drogës në Itali.
Luca Luçi është i njohur në Milano, teksa njihet si kreu “Curva Sud”.