Presidenti i Kukësit, Safet Gjici tha pas ndeshjes kundër Partizanit se do të ndërhyjë në merkaton e janarit, si dhe premtoi dy goditje brenda muajit dhjetor.

Kukësi arriti marrëveshje me mesfushorin e Luftëtarit, Eduart Rroca ditën e djeshme dhe gjatë ditës së sotme, Gjici ka konfirmuar edhe blerjen e dytë.

Bëhet fjalë për një tjetër futbollist të Luftëtarit, Vasil Shkurtaj. Bomberi do të jetë lojtar i Kukësit, me presidenti Gjici që e ka konfirmuar personalisht për “A2 CNN”.

Në fjalën e tij, Gjici tha: “Nuk ka garë me Partizanin për Shkurtajn. Ai do të jetë lojtar i Kukësit. Kemi arritur akordin financiar me Luftëtarin dhe për tu diskutuar, kanë mbetur vetëm detajet me vetë lojtarin”,- siguroi Gjici./vipsport/