Mesfushori i Koln, Elvis Rexhbeçaj ka refuzuar ftesën e Kombëtares kuqezi. Ka qenë Hamdi Salihi që me një letër të gjatë ka dashur të bindë 23 vjeçarin e Bundesligës, për të veshur fanellën kuqezi qysh në këto kualifikuese.
Në letrën e tij, Salihi ka kërkuar edhe një takim me familjarët e djaloshit të talentuar që prej vitesh luan në nivele të larta të futbollit gjerman.
Megjithë këmbënguljen e stafit të Edi Rejas, lojtari i lindur në Prizren në 1997 nuk e ka pranuar diçka të tillë. Prej kohësh Rexhbeçaj është i pavendosur për të zgjedhur një fanellë Kombëtareje, teksa edhe Kosova është në ndjekje të tij.
I rritur te moshat e Wolfsburg, 23 vjeçari kaloi në huazim te Koln në janarin e 2020, teksa vlera e tij në treg është 4 milion euro. Në 24 ndeshjet e këtij sezoni, Elvisi e ka çuar 7 herë topin në rrjetë me fanellën e klubit të Bundesligës./newsport/