Babai dhe njëkohësisht menaxheri i talentit norvegjez, Alf-Inge Haland, u shpreh se djali i tij ka lindur për të luajtur në Premier Ligë. Elring Haland është duke mahnitur shumë skuadra të Europës të cilat duan shërbimet e tij.
Me shtatë gola të shënuar në Champions me Salcburgun, 19-vjeçari shumë shpejt pritet të transferohet në një skuadër të madhe. Babai i tij u shpreh se ai mund të zgjedhë një skuadër në Premier Ligë.
“Janë shumë skuadra të interesuara për të, por me shumë mundësi Erling do të shkojë në ishull”. Kujtojmë se për lojtarin kanë shfaqur interes ekipet e Mançesterit dhe Çelsi. Por edhe Reali i Madridit dhe Barcelona në Spanjë.