Faza e pare e kategorise se trete eshte mbyllur dhe e vetmja skuader qe nuk arriti te marre qofte edhe nje pike te vetme ne 7 ndeshjet e zhvilluara, ka qene ai i “Olimpic Shkodra”. I krijuar vetem pak dite para startit te kampionatit, drejtuesit e kesaj skuadre sigurisht qe nuk kishin pritshmeri me te medha, megjithate ndonje pike e kishin çuar nder mend.

Gjithsesi skuadra ka patur shume peripeci nga ndeshja ne ndeshje dhe madje ndonje prej tyre edhe pse duhej ta luante ne Shkoder, per arsye te ndryshme jane detyruar ta luajne ne Kamez. Pa permendur edhe ndonje problem me arbitrimet etj.

Ne 7 ndeshjet e luajtura, “Olimpic Shkodra” ka arritur te shenoje 7 gola dhe te pesoje 24 te tille duke patur sigurisht nje golaverazh negativ, megjithate kjo ka qene e pritshme. Ajo qe duam te evidentojme eshte se drejtuesit e ketij klubi nuk duken aspak te shqetesuar per kete situate.

“Nuk na interesojnë rezultatet afatshkurtra. Misioni ynë është më i madh se kaq. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një trashëgimi, të rritemi më të fortë me çdo sfidë, dhe të shtyjmë veten gjithmonë për t’u përmirësuar. E dimë që rruga përpara nuk do të jetë e lehtë, por nuk kemi frikë nga betejat. Çdo ndeshje, çdo moment është pjesë e udhëtimit tonë. Jemi këtu për të ardhmen, për progresin dhe për mentalitetin që nuk ka pengesë të pakalueshme. Ky është Olimpik Shkodra. Luftojmë për të ardhmen, dhe e ardhmja fillon tani”- shkruhej para pak kohesh ne faqen e ketij klubi.

Tashme duhet pritur te shohim se çfare do te ndodhe ne fazen e dyte. Koha ne dispozicion te stafit teknik eshte e mjaftueshme (ndeshjet nisin me 16 shkurt) dhe mbase shume gjera do te marrin per mire. E rendesishme eshte qe ne Shkoder ka edhe nje ekip futbolli me shume, çka i ka dhene edhe me shume gjalleri levizjes futbollisteve dhe nese ai do te arrije te behet konkurrent, do te ishte edhe me e bukur./www.shkodrasport.com/