Barcelona kërkon të përfitojë 140 milionë euro nga shitjet në merkaton e verës. Duke parë krizën e madhe nga covid-19, por edhe lojtarët që janë jashtë planeve të trajnerit Setien, drejtuesit kanë vendosur që 7 futbollistë të jenë në merkato.
Shifra e menduar për të përfituar nga këto largime është 140 milionë euro për t’u investuar sërish në merkato.
Mediat në Spanjë kanë bërë të ditur edhe emrat e lojtarëve që janë pranë largimit. Bëhet fjalë për Semedo, Junior Firpo, Umtiti, Rakitic, Arturo Vidal, Alena dhee Rafinha që konsiderohen jashtë projektit të klubit katalanas.
Objektivi kryesor në merkato për t’u afruar është Lautaro Martinez e nga këto para që do të përfitohen pritet të investohen pikërisht te sulmuesi i Interit./newsport/