Tetë persona janë pozitiv me Covid-19 te Vllaznia. Veç shtatë futbollistëve, i infektuar dhe në izolim është edhe zëvendëstrajneri Elvis Plori.

Situata te shkodranët nuk duket fort optimale, pasi nëse vendoset që këtë fundjavë të nisë sezoni, te Vllaznia do të mungojnë shtatë futbollistë.

Klubi ka marrë masa, teksa sot do t’I nënshtrohen sërish testimeve të gjithë lojtarët, stafi dhe drejtuesit që kanë pasur kontakte me të infektuarit, duke bllokuar vatrën e infeksionit.

Lojtarët që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe I mungojnë trajnerit Brdaric janë: U.Hoxha, Imami, Gurishta, Isaevski, Marku, Çoba, Bardulla./newsport/