Dinamo dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” mes tyre në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 18:00. Një duel mjaft interesant dhe pritet të jetë gjithashtu shumë i luftuar, pasi për të dyja ekipet është detyrim fitorja.
Por përballja mes tyre mund të quhet edhe “dueli” i mungesave. Në të dyja kampet do të mungojnë lojtarë të rëndësishem për ekipet e tyre. Te shkodranët janë plot 5 lojtarë që nuk do të llogaritet nga Migen Memelli në këtë sfidë. Qarri, Smajli, Hakaj, Spahija, Bruno Gomes dhe Asani janë të dëmtuar dhe kësaj liste i shtohet edhe Dragoshi që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e fundit.
Ndërkohë te “Blutë” do të mungojnë 4 lojtarë. Hoxha dhe Andoni të dëmtuar, ndërsa Behiratche dhe Prodani për shkak kartonësh. Në këtë mënyrë Mimelli dhe Di Biagio do të “arnojnë” formacionin për sfidën e sotme.
Formacionet e mundshme:
Dinamo: Rexhepi, Marku, Mesa, Samake, Allmuça, Zabërgja, Gudiabi, Llorran, Villa, , Denison, Tusha.
Vllaznia: Mehidri, Pusi, Juric, Stojanovic, Sala, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj.