Edhe sot kthesa nuk erdhi. Si rrjedhojë Vllaznia pësoi një tjetër humbje dhe vazhdon të jetë e para në renditje edhe pas javës së 22-të të kampionatit, megjithatë distanca tashmë nuk është më 9 pikë me ndjekësit më të afërt, por vetëm 1 pikë.

Ky ngushtim është korrekt sepse këtë gjë ua ka mundësuar kundërshtarëve vetë ekipi shkodran i cili në 7 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 6 pikë!

Sigurisht që një ecuri e tillë nuk është aspak e denjë për një ekip që pretendon të dalë kampion apo dhe të shkojë në Kupat e Europës. Megjithatë çdo skuadër kalon një moment të keq dhe e rëndësishme është që të ngrihet sa më shpejt në këmbë.

Mundësisht duke nisur që nga ndeshja e rradhës me Kukësin sepse në rast fitoreje, gjërat do të fillojnë të normalizohen dhe Vllaznia do ta ruante sërish vendin e parë. E për ta bërë këtë gjë, sigurisht që kuqeblutë duhet ta harrojnë sa më shpejt të jetë e mundur ecurinë e tyre në shtatë ndeshjet e fundit.

Shtatë ndeshjet e fundit të Vllaznisë:

Java 16 Vllaznia- Kastrioti 0-0

Java 17 Partizani- Vllaznia 0-0

Java 18 Vllaznia- Laçi 1-2

Java 19 Vllaznia- Apolonia 1-0

Java 20 Skenderbeu- Vllaznia 1-1

Java 21 Vllaznia- Tirana 1-2

Java 22 Teuta- Vllaznia 1-0