Nga Endri ÇINARI
Është golashënuesi më i mirë i kampionatit së bashku me Zabërgjan dhe Itodon në kuotën e 8 golave. Fjala është për Bekim Balajn, sulmuesin kryesor dhe kapitenin e skuadrës së Vllaznisë.
Ish-bomberi i kombëtares shqiptare po kalon një “moment” jo në kampionat përsa i përket shënimit të golave. Pavarësisht kontributit të tij të padiskutueshëm në fushën e lojës.
33-vjeçari nuk gjen rrugën e rrjetës në Superiore prej 7 ndeshjesh rradhazi. Duke qenë kështu pa gol prej më shumë se 630 minutash, që është shumë për një sulmues të kalibrit të Balajt. E që për më tepër që udhëheq vijën sulmuese të një prej ekipeve pretendente për titull kampion këtë edicion në Superiore, siç është Vllaznia.
Patjetër ku pushim i kampionatit nuk do i bëjë mirë vetëm Vllaznisë, por edhe bomberit të saj që të rikthehet me gola në vitin 2025. Kujtojmë që Bekim Balaj është fituesi i “Këpucës së Artë” në Superligë në sezonin 2023-24, ku me 17 golat e tij ishte më i miri i elitës në edicionin e shkuar./www.shkodrasport.com/