Laçi mori një fitore të madhe në shtëpi përballë Egnatias. Skuadra kurbinase ia doli që të triumfonte 2-0 kundër Egnatias kampione në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiore. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Francesco Moriero.
“Komplimentet nuk i meritoj unë, por çunat. Është një skuadër që vendos zemrën në fushë. E kemi përgatitur mirë ndeshjen, pasi nuk ishte e lehtë kundër një ekipi kampion. Merita është vetëm e lojtarëve.
Çunat vendosen në dispozicion për atë që unë them. Egnatia ndryshoi shpesh modulin e lojës, por ne ishim mirë. Mos të harrojmë që jemi skuadra më e re në kampionat dhe kjo nuk është pak.
Këtu ndihem shumë mirë pasi jam pritur si një person i familjes. Shoqëria dhe klubi më qëndrojnë afër dhe ka shumë besim te unë e te djemtë. Jeta e një trajneri është e varur nga rezultatet, këto e vendosin fatin tonë. Më pëlqen të qëndroj, por akoma s’kemi bërë asgjë”, tha Moriero.