PARTIZANI – TIRANA 1 – 1 (Sembene 90’/ Ernest 29′)

Ndeshja: 

Është mbyllur mes spektaklit derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Një sfidë e cila ishte e çmendur në minutat e fundit të saj. Takim ky që u mbyll 1-1 mes dy ekipeve.

Golin e parë e ka shënuar Tirana me anë të Ernest në  minutën e 29-të, ndërsa në minutën e 90-të është Sembene që barazon shifrat. Menjëherë pas golit të barazimit plas sherri mes lojtarëve në fushën e lojës.

Eldorjan Hamiti nuk kursen asnjë, teksa nxjer me të kuq nga Partizani, Taipin, Gudjufi dhe Bytyçin, ndërsa nga Tirana, Markun, Micin, Gjumsin dhe drejtorin Ibrahimi.

Minutat e mbetura do të vazhdonin mes tensionit, teksa pavarësisht gjithçkaje ky derbi nuk prodhoi më shumë se 2 gola dhe me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë. Ky është debri i 3-të për këtë sezon që ndahet në barazim.

Superiore: Java e 24-të

Stadiumi: “Arena e Demave”

Arbitër: Eldorjan Hamiti

Formacionet zyrtare:

PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Preka, Bytyçi, Domgjoni, Mehmeti, Ismaili, Taipi, Zeka, Padstrelau, Bintsuka. Trajner: Aleksandar Veselinoviç

TIRANA: Selmani, Vera, Përgjoni, Kola, Dembele, Soler, Meta, Rafael, Ndreca, Zharmuni, Ernest. Trajner: Bledi Shkëmbi