Barcelona nuk heq dorë nga Lautaro Martinez. Kampionët e Spanjës e shikojnë si lojtarin ideal për fazën e sulmit dhe kanë nisur bisedimet me Interin.

Kriza e pandemisë së coronavirusit ka bërë që shumë skuadra të jenë në vështirësi ekonomike dhe merkato e verës pritet të jetë shumë e vakët përsa i përketë goditje të mëdha.

Sipas mediave në Spanjë, Barcelona i ka bërë të ditur Interit se nuk do të shkojë më shumë se 70 milionë euro për kartonin e Lautaro Martinez pasi duan të përfshijnë në këtë marrëveshje edhe lojtarë për të ulur çmimin.

Janë 5 futbollistë që janë propozuar nga spanjollët, Vidal, Arthur, Alena, Semedo, Alena dhe Tobido janë vënë në tavolinë nga Barcelona plus 70 milionë euro.

Zikaltërit duhet të zgjidhin vetëm 2 lojtarë dhe parat e vendosur nga spanjollët nëse duan të pranojnë ofertë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendos Interi për të ardhmen e sulmuesi argjentinas./newsport/