Fjalët e Serxho Ramos kanë konfirmuar atmosferën e vështirë në dhomat e zhveshjes së Realit të Madridit. Raporti me trajnerin Solari nuk është ai më i miri, veçanërisht për disa lojtarë, me në krye Iskon.
Në këtë situatë, Juventusi ka përgatitur sulmin për të marrë fantazistin spanjoll dhe ka bërë një ofertë prej 70 milionë eurosh për madrilenët.
Por kjo shifër ka sjellë shpërthimin e shtypit sportiv spanjoll. Tomas Roncero, gazetar i “AS” ka thënë, “70 milionë euro për Iskon?
Juventusit duhet t’i vijë turp. Ka marrë Ronaldon për 100 milionë euro. Me 70 milionë euro mund të blihen vetëm këpucët e mesfushorit. Duhen të paktën 150 milionë për ta blerë këtë lojtar, jo më pak”./vipsport/