Sot një nga emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit shkodran dhe atij shqiptar- Sabah Bizi, feston 72 vjetorin e lindjes së tij.

Një datë dhe një përvjetor që nuk e gjen në një moment të mirë megjithatë ajo çfarë ka shkruar nëpër fushat e blerta të futbollit është prezente ende edhe sot.

Një respekt maksimal nga të gjithë për këtë figurë të madhe të futbollit dhe padyshim që të gjithë i urojmë jetëgjatësi sepse është krenari ta kemi mes nesh.

Pikërisht me rastin e këtij përvjetori, gazeta “Shkodra Sport” sjell para jush një intervistë të bërë nga gazetari Admir Uruçi pak vite më parë me këtë kollos të futbollit.

—-
Një nga legjendat e futbollit shkodran ndër vite është padiskutim emri I të madhit Sabah Bizi. I lindur në një familje shkodrane, ai është rritur dhe brumosur me topin tek koka.

Jo vetëm Sabahi I madh siç njihet në mbarë Shqipërinë por edhe më gjerë është marrë me këtë sport aq të bukur. Në familjen Bizi kanë luajtur edhe dy vëllezërit e tij, por më pas edhe I biri Brikenoja që ishte një shëmbëlltyrë e të atit.

Në një intervistë të tij “Mjeshtri I madh I punës”, Sabah Bizi shprehet për atë që I ka dhënë futbolli. Sadisfaksionin e fushës por edhe jashtë saj si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

-Një jetë te Vllaznia, si lindi dashuria për futbollin dhe debutimi juaj në skuadrën shkodrane?

Si çdo vogëlush shkodran, edhe unë duke patur shtëpinë time pranë stadiumit aty ku edhe luhej kjo lojë magjike, u dashurova shumë shpejt me futbollin. Me këtë sport aq të bukur e që për mua ka qenë dëshira pas prindërve dhe familjes e para e jetës sime.

Vitet kalonin dhe së bashku me të dhe dëshira ime për t’u marrë me këtë sport magjik që pastaj u kthye në pasionin e jetës sime. Shumë shpejt jam bërë pjesë e ekipeve zinxhirë të Vllaznisë me trajnerin e mirënjohur Xhelal Juka.

Unë kam luajtur shumë pak me këtë skuadër sepse u inkuadrova me ekipin e parë të Vllaznisë. Që në vitin 1965 u aktivizova në të gjitha ndeshjet e Kupës së Republikës asaj kohe (sot Kupa e Shqipërisë), madje në fund të këtij aktiviteti Vllaznia u shpall fituese e saj.

Që nga ai moment unë nuk kam munguar në asnjë moment në fushat e blerta deri në moshën 34 vjeçare kur edhe kam lënë futbollin.

-Na tregoni diçka për familjen tuaj, origjinën dhe kush ka ndikuar që ju të bëheshit futbollist?

Rrjedhi nga një familje e ardhur nga fshati Zogaj pak km larg nga qyteti një pikë turistike dhe me shumë resurse. Kam patur një familje të përbërë nga 5 vëllezër, ndër ta unë kam qënë më i vogli i lindur dhe i rritur në Shkodër.

Që në vogli mbaj mend mirë që të gjithë vëllezërit e mi e po ashtu dhe babai kanë qënë të apasionuar me këtë sport. Madje prej tyre Musaja dhe Xhabiri kanë qënë dhe vetë lojtarë. Musaja ka luajtur me ekipin e Spartakut të Shkodrës, ndërsa Xhabiri ka qënë portier me Vllazninë. Këto ishin një shtysë dret futbollit.

Përveç të gjithë bisedave që zhvilloheshin në shtëpi, një prioritet kishte padiskutim futbolli gjë që ndikoj shumë tek formimi in direkt dhe marrja ime me këtë sport. Për mua, familja por më vonë dhe trajnerët e mi të parë, kanë ndikuar direkt në atë krijimin e Sabahit të mëvonshëm.

-Por a diskutohet përsëri tek ju për futbollin?

Po. Familja ime zor se do të ndahet nga futbolli. Unë kam një djalë dhe një vajzë. Djali im Brikenoja është marrë me futbollin dhe mendoj se ka dhënë shumë dhe ka emrin e tij si tek Vllaznia ashtu dhe në ekipet ku ka lujtur si edhe tek ato përfaqësuese.

Ka qenë një djalë që ka dhënë shumë por ka patur mundësi të tregojë dhe më tepër, por edhe dëmtimet sikur e penalizuan kur ishte në kulmin tij. Kam gjithashtu dhe dy nipa dhe tre mbesa të cilat unë i dua aq shumë dhe besoj se shumë shpejt dhe ju vetë do të shkruani për Sabjonin dhe Dionin që besoj se do të ndjekin rrugën e gjyshit, të babait dhe të dajës së tyre.

Në familjen Bizi vazhdohet të flitet për futbollin, pasi të gjithë vazhdojmë të merremi me këtë sport aq të dashur për ne.

-Keni dalë nga Vllaznia por keni qenë vazhdimisht në lupën e Partizanit…

Futbollin dhe formacionin e kam filluar dhe e kam fituar me ekipin e Vllaznisë që në vitin 1965. Për tre vjet me radhë pra deri në 1968, kam qenë pjestar i padiskutueshëm i formacionit të parë të “Vllaznisë”.

Këto kanë qenë për mua vite të arta, vite shpërthimi dhe lulëzimi, ku për tre vjet me radhë kam qenë fituesi i anketës së “5 sportistëve më të mirë të vitit”. Pa diskutim që në atë periudhë dy nga ekipet që po lulzonin së bashku me Vllazninë e Tiranën ishin dhe Partizani dhe Dinamo.

Ato merrnin çdo lojtarë që për ta ishte i domosdoshëm dhe padiskutim që unë isha një nga fokuset e tyre në ato vitet. Viti 1968 ishte viti kur ekipi i Parizanit dhe futbolli ynë në tërësinë e tij po përballej me një nga kollosët e futbollit europian e atij botëror, futbollin italian dhe me një prej ekipeve më elitare siç ishte Torino.

Ekipi i Partizanit në prag të kësaj ndeshje merr dhe përforcimet e radhës. Një prej tyre jam edhe unë dhe Ramazan Rragami nga Shkodra dhe Teodor Vaso nga Skënderbeu.

Këto sapo kishin kryer shërbimin ushtarak në këtë klub. Që nga ky moment unë mbeta pastaj tek ekipi i Partizanit për afro tre sezone. Që në vitet 1968-1971 mbeta pjesë e kësaj skuadre duke kryer njëkohësisht dhe shërbimin ushtarak.

-Si ishte gjendja e futbollistëve shqiptar në atë periudhë? A trajtoheshit mirë nga regjimi dhe a kishit kushtet e nevojshme në shtëpi dhe në klub për të luajtur futboll?

Përveç skuadrave të Partizanit dhe Dinamos, në atë kohë të gjithë ekipet e tjera ishin me lojtarë nga qytet e tyre. Ato grumbullonin në atë kohë lojtarët më të mirë që i merrnin me sebepin e kryerjes së shërbimit ushtarak apo të kryerjes së studimeve të larta.

E kam të freskët në kujtimet e mia një plejadë me futbollistë të shkëlqyer nga të gjithë qytetet e Shqipërisë. Nuk mund të mos përmendi për respektin e tyre disa nga emrat e atyre viteve si Ramazan Rragami e Mehdin Zhega nga Vllaznia, Panajot Panon e Shllakun nga Partizani, Çeçon e varfin nga Dinamo, Frashërin, Memën, Ishkën e Çashon nga Tirana, Vason e Pelikën nga Skënderbeu, Haxhiun e Seferin nga Flamurtari, Jorgaqin e Gjikën nga Elbasani e shumë e shumë e emra të tjerë të atyre viteve që unë edhe i kërkoj të falur që nuk mundem t’ia përmendi emrin, të cilët në trajtim dhe në të gjithë drejtimet ishim njëlloj.

Sportistët në Shqëopëri dhe sidomos futbollistët si një nga sportet më popullore dhe më të privilegjuara kanë ecur përkrah me ekonominë e vendit të asaj kohe. Izolimi ekonomik e sportiv i vendit tonë në atë kohë kishte ndikimin e vet dhe në cilësinë sportive .

Si gjendja e çdo familjeje shqiptare ishte edhe ajo e futbollistëve të asaj kohe, paçka se ne ishim disi më të previligjuar nga drejtuesit por më shumë edhe nga ambjenti përrreth.

Në trajtim të gjithë në atë sistem ishin njëlloj nuk kishte shumë tolerancë as për ne ashtu siç nuk kishte për çdo qytetar tjetër. Për kushtet ato ishin si çdo qytetari tjetër në familje dhe në klub kushtet ishin si koha.

Neve na mungonte ekperincë në takime ndërkombëtar, na mungonin takimet me ekipet e huaja në një farë mënyrë në këtë drejtim ndiheshim tepër inferior. Neve nga mungonte dhe kultura sportive e kuadrit drejtues.

-Sa paguheshit si punëtor dhe si futbollist dhe a mjaftonte kjo për të mbajtur familjen?

Ndryshimi i kushteve të një futbollisti me një punëtor ka qënë tepër i vogël, për të mos thënë i papërfillshëm. Përveç respektit nga vetë puntorët por edhe drejtuesit, gjithçka në atë kohë ka qënë e përafërt me një punëtor. Unë punoja 5 orë dhe tre orë stërvitesha.

Kishim vetëm një trajtim ushqimor më shumë se punëtorët dhe përsa i përket pagës, ajo ishte sipas vendit të punës. Përsa i përket mjaftimit të mbajtjes së familjes, ishte e njëjta vështirësi si e çdo familje tjetër si në Shkodër dhe jashtë saj.

-Si ka qenë lidhja juaj dhe drejtuesit komunistë të kohës? A kishit probleme me ta?

E thashë edhe më sipër karriera ime dhe pjesa më e madhe e jetës time ka patur lidhje me atë sistem të monizmit. Është me të vërtetë për të ardhur keq që një pjesë e madhe e futbollistëve të mrekullueshëm të atyre viteve që nuk morën asgjë nga mundi dhe djersa e atyre viteve.

Të jem i sinqertë personalisht në sajë të emrit unë nuk kam jetuar edhe aq keq në atë periudhë, por në asnjë moment nuk kam qënë dakord me atë parime të atij sistemi, pavarësisht se në atë periudhë edhe nuk mund të shpreheshe shumë.

Vetë emri im më bënte që të isha në fokus dhe të respektohesha edhe nga ato që ishin në drejtim në atë kohë, por nuk mund të them se nuk kam patur aty këtu dhe probleme të vogla me atë regjim.

Kam patur rate që edhe jam thirrur nga organet e sigurimit të asaj kohe, për gjëra krejt banale. Megjithatë në përgjithësi, nisur e theksova dhe nga emri ndryshe nga shumë qytetarë të mi kolegë të ekipit por edhe bashkohës së mi në fushën e lojës.

-Thuhet se kur ju do të kalonit te Partizani në fillim të viteve 70-të punëtorët e Vaut të Dejës bënë grevë që ju të mos largoheshit nga Shkodra, si është e vërteta?

Nuk bëhet fjalë për kur u largova tek Partizani pasi unë ika thuajse si tinzash, pasi shkova të luaja kundër Torinos dhe mbeta tek Partizani, por bëhet fjalë për kohën kur unë mbarova sherbimin ushtarak dhe të gjithë prisnin kthimin tim në Shkodër.

Të jemi të sinqertë nuk bëhej fjalë për një grevë por për një kërkesë që një grup punëtorësh të hidrocentralit të Vau Dejësit i bënë kryeministrit të asaj kohe, z. Mehmet Shehu.

Bëhet fjalë për vitin 1971 unë po lirohesha nga ushtria dhe në atë kohë Ministri i Mbrotjes Beqir Balluku, shefi i shtabit Petrit Dume, donin që unë të vazhdoja të isha pjesë e kësaj skuadre. Ndërsa në Shkodër të gjithë më prisnin që të kthehesha tek ekipi i Vllaznisë.

Në atë periudhë në Vaun e Dejës po ndërtohej një prej veprave madhore të hidroenergjitikës, hidrocentari i Vau Dejësit. Kryeministri i asaj kohe zhvilloi një takim me punëtorët e hidrocentralit, me qëllim që hidrocentrali të përfundonte në afatin e caktuar siç ishin atëherë direktivat e tjera e tjera.

Në fund të mbledhjes një nga punëtorët ka kërkuar të drejtën e fjalës për të bërë një kërkesë të tij kryeministrit e cila ka qënë edhe si formë peticioni dhe premtimi njëherash.

“Shoku Mehmet, hidrocentralin e mbarojmë para afatit nëse do të na sillni në Shkodër Sabah Bizin”, ka qënë kërkesa e punëtorëve të hidrocentralit. Mbasi pyeti stafin e tij se kush ishte ky emër, pasi nuk ishte me sa di unë ndonjë njohës i madh i futbollit, iu drejtua punonjësve që për 24 orë do ta keni në Shkodër.

-A është e vërtetë që kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu u detyrua të vinte në Shkodër për të qetësuar tifozët e Vllaznisë. Çfarë ndodhi me ju saktësisht?

U bë ashtu siç edhe tha vetë kryeministri për 24 orë unë erdha në Shkodër. Unë erdha pranë Vllaznisë dhe vazhdova pastaj atë karrirë të pasur me ekipin tim të Vllaznisë ku edhe e lashë shumë vite më vonë dhe futbollin.

-Ju realisht ishit punonjës në Hidrocentral?

Jo nuk kisha fare lidhje me hidrocentralin dhe me punonjësit e hidrocentralit, por si dhe çdo lojtar tjetër të asaj kohë i takoja krejt një qyteti.

-Si përvijoi karriera juaj te Partizani?

Mendoj se kanë qënë tre vite që unë nuk i ndaj nga ato që kam luajtur me Vllazninë. Gjatë periudhës tre vjeçare tek ekipi i Partizanit duke qënë një ekip i përzgjedhur me shumë lojtarë cilësorë në përbërje të vet.

Duke futur këtu dhe kompletimin tim fizik tekniko dhe taktik, karrira ime me ekipin e partizanit ka qënë mjaft e pasur me trofe në tre vite kam arritur të fitoj sëbashku me gjithë ekipin dy tituj Kampion dhe një Kupë të Republikës.

-Keni luajtur me Partizanin ndaj Torinos më 1968, si e kujtoni këtë ndeshje?

E theksova dhe më lart unë shkova tek ekipi i Partizanit pikërisht si përforcim për takimin me Torinon. Kush nuk do të dëshironte që të luante përballë një ekipi të tillë me famë botërore si Torino.

Përballe kishim lojtarë të një kalibri botëror. Ishim përgatitur për të nxjerrë një ndeshje të madhe. Ishim tre lojtarë që kishim shkuiar si përforcime por që më pas unë do të qëndroja për të kryer ushtrinë tek ky klub.

Të gjithë prisnin me shumë ankth këtë përballje të madhe. Nuk harroj fëtyrat e të gjithë djemve të ekipit, por edhe entuziazmin në shkallët e stadiumit. Triumfi pavarësisht se me shifra minimale për ne ishte i madh. Të mundësh në atë kohë 1-0 Torinon ishte diçka me të vërtetë e pabesushme e paimagjinueshme.

Megjithatë futbolli ynë tregoi se diti të triumfojë përballë atij italian. Asaj kohe triumfonte futbolli socialist përballë atij perendimor. Ka qenë gjithçka në festë pas atij takimi, pasi kjo nuk ishte fitore vetëm e P-artizanit, por ishte fitore edhe e gjithë shqipërisë.

-Cili ka qenë kujtimi më i mirë dhe më i keq i juaji te skuadra e Partizanit?

I gjithë qëndrimi im tek ekipi i Partizanit ka qënë qenë një mirënjohje për këtë klub dhe për ato lojtarë dhe drejtuesa të tij. Kanë qenë 3 vjet të mbushura me trofe, të cilat më vlejtën shumë mua për të krijuar një personalitet si lojtar.

Krijova një raport dhe dashuri si nga kolegët ashtu dhe nga ambjenti i tifozërisë së kësaj skuadre, por edhe të mbarë kryeqytetit. Mund të them për atë kohë që momenti më prekës ishte kur u detyrova të lija Partizanin dhe të vija në Shkodër. Kjo jo ndoshta më shumë për futbollin, por në atë kohë qëndrimi në Tiranë kishte avantazhe të tjera familjare.

-Përse nuk qëndruat te kjo skuadër po u kthyet sërish në Shkodër?

Një pyetje që është e vështirë për një përgjigje të prerë. Isha në një dilemë pasi ekipi i Partizanit asaj kohe kishte emra të mëdhenj por dhe kushtet ekonomike mund t’i kisha më të mira.

Megjithatë në Shkodër kisha gjithçka, familjen, miqtë të afërmit dhe mbi të gjitha Vllazninë time që edhe ajo kishte emra të mëdhenjë të kohës në përbarje të saj. Nuk u pendova në asnjë moment për atë vendim që morra që të kthehesha në Shkodër. Pasi edhe këtu morra gjithçka.

-Po te Vllaznia, cili ka qenë kujtimi më i mirë dhe më i keq?

Të paharrushme me këtë skuadër mbeten vitet 1971-1972 kur ne arritëm të merrnim sëbashku të dy trofetë Kupën dhe Kampionatin. Në Shkodër për disa javë nuk ka pushuar festa.

Ne ishim si të dehur nga ky sukses dhe për më tepër pasi ishim ndër të paktit ekipe që brenda një sezoni merrnim kupën dhe kampionatin. Në atë kohë jo vetëm ne por edhe shkodranët në Shkodër e jashtë saj thonin me mburrje se nuk kemi duar më për të mbajtur gjëra të tjera pasi duart i kemi të zëna.

Ka qenë me të vërtetë vite të arta se pas saj ka ardhur viti ’74 kur fituam Kupën dhe po ashtu në 1978-tën. Ka qenë një karrierë e mbushur me trofe. Ashtu si tek Partizani dhe tek Vllaznia. Ndërsa në aspektin personal, viti 1982 ka qenë po them më i keqi.

Së bashku me djalin tim atëherë vetëm 10 vjeçar- Brikenon, me një shportë lulesh në dorë vrapoja rreth stadiumit “Vojo Kushi” asaj kohe sot “Loro Boriçi”, bëja xhiron tradicionale të lënies së futbollit në prani të miëjra e mijërave sportdashësve të përlotur. Ato i kanë ndarë ato momente sëbashku me mua.

-A ka patur momente të tjera për të kujtuar gjithmonë në dy aspektet, Bizi me Vllazninë në aspektet ndërkombëtare?

Natyrsisht mbetet I paharrueshëm dhe I pashlyer nga kujtesa takimi me Austrinë e Vjenës. Një ekip që në përbërje të tij kishte 7 apo 8 lojtarë të kombëtares austriake të atyre vitete, vendi I tretë në botërorin që sapo ishte mbyllur me lojtarë të tillë si Përhaska me shokë.

Në Shkodër një stadium I tejmbushur që të gjithë qëndronin vetëm në këmbë dhe me të tjerë që ishim sipër plepave për të shikuar atë ndeshje. Ishte një takim I madh dhe një lojë e madhe e zhvilluar në Shkodër.

Të gjithë ishin të papërmbajtshëm në atë kohë në skuadër kishim dy të huazuar po them tani lojtarë të marrë borxh siç thonin asaj kohe si Berisha dhe Ballgjini. Nuk gjej fjalë për të përshkruar atmosferën në atë takim të parë dhe me një lojë bindëse arritëm të fitonim atë takim me rezultatin 2-0 dhe po të mos ishte treguar më egost Dini (Zhega), mund edhe ta kishim mbyllur takimin me shifrat 3-0.

Për ne, ishte diçka tejet e madhe. Një Shkodër që ekzaltohet. Për ne atë pasdite kishte vetëm festë. Ndërsa e kundërta na ndodhi në Austri.

Sapo u futëm në fushë nuk mund të heq nga mendja ato zhurma të fuqishme që thashë se do të na shponin veshët. Gjithçka ishte e turbullt për ne.

Për 19 minuta arrtëm të rezistonim pastaj gjithçka po përmbysej. U hap një shpresë pasi shënuam një gol, por përsëri ndoshta edhe prej mungesës së eksperiencë në takime ndërkombëtare nuk arritëm për të marrë një kualifikim që në atë kohë mund të ishte tejet historik.

-A e konsideroni Vllazninë e asaj kohe më të mirën në 90 vjet të këtij klubi dhe përse?

Mund të them pa frikë që Vllaznia e asaj kohe, pra e viteve 70-80 është dhe Vllaznia më e mirë e gjithë historikut të këtij klubi. Ka qenë i vetmi ekipi në ato vite që ka pretenduar dhe ka arritur të fitojë brenda një sezoni Kupën dhe titullin Kampion.

Fakti që edhe në anketën e zhvilluar nga gazeta “Vllaznimi Sportiv”, për 11 lojtarët më të mirë të 90-të viteve të futbollit shkodran, kanë qenë të shumtë emrat e atyre viteve, tregon se pikërisht ajo plejadë futbollistët dhe ato vite kanë qenë më të artat e futbollit shkodranë.

Nuk ishin vetëm lojtarët e nxjerrë nga kjo anketë por dhe trajneri Xhevdet Shaqiri. Ato lojtarë të atyre viteve kanë shpalosur në fushat e blerta vlerat më të mira të futbollit shkodran, pasionin, dëshirën, shpirtin e garës dhe mbi të gjitha sakrificën në fushën e lojës.

-Si është e mundur që Vllaznia nuk arrin më të nxjerrë lojtarë të standartit tuaj ose Rragamit, Zhegës, Hafizit, Zmijani, Jerës etj?

Nuk jam krejtësisht dakord me ju. Shkodra dhe kur them Shkodra simbolizohet me Vllaznia, çdo vit nxjerrë lojtarë të mirë dhe cilësorë.

Shkodra jo më kot quhet “djepi i futbollit shqiptar” ashtu si në të kaluarën dhe sot ky djep nuk do të qëndrojë pa nxjerrë përsëri lojtarë cilësorë.

Me punën që po bëjnë në këtë qytet dhe që kanë bërë trajnerët e grupmoshave të ndryshme, ky qytet jo vetëm që do të nxjerrë lojtarë por edhe talente të tjerë si Rragami, Zhega, Hafizi, Zmijani, Vukatana, Jera, apo edhe Martini, Sinani e Salihi e shumë e shumë të tjerë, por tani kohët janë ndryshe që ato talente lëvizin e pak kontribojnë për vlerat e qytetit të tyre siç ishim ne dikur dhe po të ishin këto talent me forcën e grupit mund të flitej ndryshe.

-Çfarë këshille do t’u jepnit brezit të ri shkodran dhe drejtuesve të këtij klubi?

Krahas asaj që thashë më lart mund të them se këto talente që janë dhe do të nxjerrë përsëri ky qytet duhet të përkushtohen më tepër, të punojnë më tepër në mënyrë që të mos mbesin vetëm në kuadrin e talentit.

Por edhe të imitojnë dhe të përfitojnë nga më të vjetrit. Por nga ana tjetër edhe klubi duhet që të menaxhojë më mirë këto lojtarë në mënyrë që t’i vërë ato në shërbim sa më tepër të klubit të tyre.

-Përse pasi patët lënë futbollin e luajtur nuk vazhduat karrierën si trajner?

Që në vitin 1982 dhe ende sot unë nuk jam ndarë nga futbolli. Unë ende sot e vazhdoj karrierën time si trajner i moshave. Unë kam një ekip të grupmoshës 17 vjeçare të Adës së bashku me djalin tim Brikenon që drejton ekipin e 19 vjeçarëve të këtij ekipi dhe këtë vit është pjesë e ligës profesioniste.

Punojmë me shumë përkushtim në mënyrë që të nxjerrin lojtarë cilësorë që të vlejnë jo vetëm për këtë ekip, por edhe për Vllazninë e më gjërë.

Qesh…. (dhe vazhdon) Brikenon sot e kam edhe shefin tim pasi ai “de juro” është ai shefi i Akademisë. Është kënaqësi e madhe të punosh me djalin përkrah dhe është ndoshta më shumë kënaqësi që shikon sesi ecën puna në më mirën e mundshme, babë e birë.

-Çfarë keni bërë pas lënies së futbollit?

Nuk jam ndarë kurrë prej tij. Por përveç tij ashtu si edhe gjatë periudhës si lojtar ashtu edhe sot vazhdoj të jem mësues i edukimit fizik.

-Kalojmë te Kombëtarja, si e kujtoni ju ndeshjen e 1967-s ndaj Gjermanisë?

Nuk mund të harrohet ai takim i atij vit 1967 kur përballë kishim një skuadër të madhe nënkampione bote si Gjermania Federale e asaj kohe. Gjermania e atyre emrave të mëdhenj të futbollit botëror ndër vite do të ishte përballë në Tiranë. Isha i thiorrur me ekipin tonë përfajqësues kur isha jo më shumë se 19 vjeç dhe për mua ishte një gjë e paharruar.

Të luash përballë atyre emrave ishte një ndër por edhe një përgjegjësi e madhe. Mbaj mend si sot që për më shumë se 20 minuta nuk orientohesha fare. Kisha humbur në fushë tek shikoja ato emra dhe ato fëtyra të frikshme të lojtarëve gjerman.

Pas disa minutash kam bërë një galopim duke shmangur dy fanellla gjermane dhe pastaj nuk kishte gjë që të më mbante në fushën e lojës. Fillova të dal në lojën time dhe më në fudn ai fund i lumatur për të gjithë ne ai barazim me shifrat 0-0, një barazim historik ende sot asaj dite.

Nuk kam sesi të më hiqet prej mendësh përsonalisht ai takim, kur edhe trajneri gjerman në darkën e shtruar nga drejtuesit e FSHF-së vlerësoi dhe tha se pritëm të gjenim një Pano, por gjetëm dhe një Biz. Për mua, ai takim mbetet i pashlyer nga mendja pasi ishte dhe takimi im i parë me fanellën e kombëtares.

-Si i pritët gjermanët dhe a ishte kombëtarja shqiptare në gjendje për të ndalur një skuadër kaq të madhe?

Me majft frikë dhe me shumë kurrajo,. Viti 1967 është një vit sensacional për futbollin tonë e thashë dhe më lart. Kemi bërë një ndeshje të madhe dhe kemi marrë një rezultat të pabesuar.

Të barazosh 0-0 me Gjermaninë dhe ta elminosh atë nga pjesmarrja në finalet e kampionatit europian ishte diçka e pabesueshme.

Kur në hotel dajti u mbajt banketi pas përfundit të takimit, trajneri gjerman Helmut Shën ende nuk e besonte që takimit kishte përfunduar. Ishte diçka e pabesueshme për te e po ashtu dhe për ne.

-Po me Gjermanët ju keni përsëri histori të bukura?

Këto në aspektin përsonal më shumë se në atë kolektiv. Më kujtohet takimi që kemi zhvilluar në Gjermani duke qënë se isha dhe tifoz Gjerman për mua ishte një kënaqësi që do të luaja përsëri kundër tyre dhe të shikoja ato emra të mëdhenj e këtë herë dhe Franc Bekenbaurin e madh tek isha përballë tij.

Me të hyrë në fushën e stadiumit të Kalsruhes ka qënë ky lojtarë që së bashku trajnerin Helmut Shën më kanë dhuruar një top dhe sëbashku të tre kemi bërë një foto në mesin e fushës një foto që mu dhurua enkas dhe për më tepër një foto që mu dha në formë posteri, për ne diçka e re të shikonin një foto të tillë rreth një metër e gjatë dhe rreth 50 cm e gjërë.

Po gjithashtu më kujtohet dhe takimi i tjetër me Gjermanët që kemi humbur 6 -0 një takim që për mua dhe për të gjithë kemi luajtur më mirë se ai i Karlsruhes takim i zhvilluar në Dordmund.

Një takim që kërkohet të arrihet maksimu në të. Por ajo që na ka bërë shumë për shtypje ishte analiza para tij, një analizë e zgjatur për disa orë që në fund u lexuar siç edhe thoshte telegrami i Petrit Dumës.

‘Ju duhet të fitoni në këtë takim, pasi ne kemi luftuar 11 kundër 100 dhe kemi arritur të mposhtim okupatorin gjerman kurse ju jeni me forca të barabarta në fushë e kjo të bënë të besosh tek fitorja”.

Vumë buzën në gaz por askujt nuk ia mbante të qeshte ashtu ishte koha ne vëzhgoheshim nga të gjithë anët. Kemi bërë një ndeshje të bukur por në fund rezultati ishte me të vërtetë katasfrofë për ne.

-Folët për një foto me dy kollosët gjerman e një foto poster. E ruani ende?

Kjo është për të qeshur po e tillë ka qënë koha. Doja të bëja një antenë se sapo kisha blerë televizorin. E ai që do të më bënte antenën më ishte vënë keq duke më thënë se e vetmja mënyrë për të marrë antenën ishte t’i dhuroja atë foto.

Ia dhadhe dhe sot e kësaj dite, e ka ai person atë foto. Unë jo. Edhe foto të tjera me emra të tillë të mëdhenj, mi kanë kërkuar dhe nuk i kam ruajtur. (vazhdon me të qeshur), T’i kisha ruajtur ato pas 90-tës t’i kisha shitur disa mijë lek.

-Po takimin më të bukur me kombëtarën sipas jush?

Ai me ekipin e Polonisë. Një takim i mbyllur në barazim 1-1. Nuk harroj që saj kohe në gjithë kolonat që gazeta “Sporti Shqiptar”, shkruante për barazimin tonë emri im ishte në të gjithë kolonat.

Për mua ka qënë një ndeshje e madhe. Kam luajtur me shpirt nëpër dhëmbë. Nuk e harroj se isha afruar pranë të madhit, trajnerit tonë Loro Boriçi dhe kërkoja me dy duart e vëna mbi ije që të ndërrohesha.

Ai ndërsa vazhdonte të thoshte, jepi më me kurajo, më me forcë se ke ende për të dhënë. Dhe nuk harroj se në minutat e fundit kam arritur të shmang dy lojtarë, të marr krahin deri në fundore dhe prisja të vinte ndonjë fanellë e kuqe, pasi kam shikuar tek vinte Dini (Zhega) kam krosuar dhe Dini gjuajti me kokë dhe topi ra në shtyllë aty erdhe dhe Çeço që shënoi golin e barazimit. Për mua ka qënë një takim i paharruar.

-Në vitet 70 erdhi edhe dënimi i kombëtares sonë, sa ndikoi kjo tek ju si lojtarë?

Viti 70-të ka qënë një vit zi për futbollin shqiptarë. Politika Shqiptare e izolimit u vu re dhe në sport. Heqja e të drjtës ëpr të mos zhviluar ndeshje ndërkombëtare ishte një fatkeqësi e madhe për futbollin shqiptarë dhe mund të them për mbarë kombin pasi vetëm sporti ishte arkëtimi i vetëm i shqipëtarëve për kohë.

Ka qënë ndoshta krimi më i madh që po i bëhej këtij sporti në Shqipëri. Megjithatë futbollistët nën tutelën e politikës vazhdojnë të mos ndalen dhe me dëshirë e po aq sakrificë vazhdojnë pa ndonjë objektiv europën kampionatine tyre.

-A keni pasur në atë kohë megjithëse nuk lejohej ndonjë ofertë ngë klube të huaja?

(Qesh…) Po. Kam qenë me Partizanin në Turqi dhe presidenti i klubit të Fenerbaçes, një shqiptar nga Gurakuqi- Meslim Begdizdari i cili sa herë që që shkonin shqiptarë në Turqi dhe kishin konktakt me këtë njëri, hapte dyert e dyqaneve të tij dhe afronte gjitjhçka kishte për ne.

Nuk më harrohet se ai ishte me Panajotitn dhe më thirri dhe mu dhe i atij përkthyesit “Mi thuaj Enver Hoxhës se këto dy lojtarë do t’i mbaj për dy vjet dhe kërko sa të duash lek për ta”. Po kujt ia mbante për kohën.

-A patët menduar ndonjëherë që të arratiseshit nga Shqipëria?

Mu arratis për ne si lojtarë të kombëtares nuk ishte shumë e vështirë. Mjaftonte të ndryshoje dyqan dhe mundeshe krejt kollaj të ikje dhe të kërkoje strehim politik pasi të gjithë vendet na jepnin. Por para se të zgjidhja arratinë e çoja mendjen tek shtëpija, tek vëllezërit, farefisi. E dija mirë se çfarë i priste ato. Prandaj as që e kam menduar ndonjë herë të arritesha, pasi isha koshient që pa u largu se merrja në qafë shumë njerëz.

-Cilin konsideroni lojtarin më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave?

Për aq sa unë e kam zënë futbollin e luajtur dhe në gjithë këto vite nuk ka emër që i afrohet të madhit Panajot Pano. Ai ishte i papërsëritshem.

Ai ndëshkonte kur të gjithë se prisnin. Një lojtar si ai nuk matej me kilometrat në fushën e lojës, por me rendimentin në të. Panajoti ishte një.

-Po te Vllaznia?

Tek Vllaznia e kam të vështirë të veçoj. Megjithatë Rragami, Zhega kanë qenë të jashtëzakonshëm.

-Cili është sipas jush trajneri më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?

Pa disktim ai që kam njohur unë gjatë gjithë historikut dhe jetëgjatësisë, është i madhi Loro Boriçi. Ai ishte universal dhe dha gjithcka për futbollin. Ndërsa tek Vllaznia do të veçoja Xhevdet Shaqirin.

-Ju i keni dhënë shumë Shkodrës, po Shkodra ju, flas për drejtuesit e saj?

Shkodra si qytet më ka dhënë shumë, gjithçka mund të thoja. Unë nuk do të heq nga mendja një qytetar tonin rreth të 40-ve që përdore kishte një fëmijë rreth 8 apo 9 vjeç dhe që më ndali dhe më dha dorën duke i thënë të birit.

Njihe dhe për fytyrë Sabah Bizin. Për mua ishte dhe mbetet diçka që nuk shlyhet lehtë, këtyre shkodranëve u jam përjetë borxhli. Por jo vetëm shkodranëve por edhe mbarë shqiptarëve që sapo dëgjojnë edhe pa më njohur emrin tim, më nderojnë dhe më respketojnë.

Por si organe shtetërore duhet thënë më keqardhje se në Shkodër bëjnë pak për sportin. Ato jo vetëm për Sabah Bizin por edhe për të tjerët kanë defiçitet në këtë drejtim.

Unë nuk mujnd të rri pa falenderuar shumë Presidentin e Republikës për titullin “Mjeshtër i Madh”, që më akordoi para pak kohësh. Ishte një nder për mua, por mendoj se në Shkodër është një tjetër plejadë sportishtësh që meritojnë të tilla vlerësime.

-Ndërsa respekti vazhdoj të vijë nga jashtë?

Po dhe më ka habitur realisht një bashkëqytetar i yni. Murat e kishte emrin, mbiemrin nuk ja mbaj mend. Ai një ditë vjen më takon dhe më falenderon. Të jam shumë borxhli më thotë, unë me të qeshur i them, “Unë ty”. Jo por unë ty më tha.

Djali im më thotë është në Gjermani dhe shërben në një lokal ku frekuentohet shpesh nga Franc Bekenbaueri. Një ditë Bekenbaueri me të shoqen kishte shku me darku dhe im bir kamarier po i shërbente.

Nga emocionet i rrëshqet gota e verës dhe i bie në fustan të shoqes së Bekenbauerit. Ai është nxehur mjaft dhe ka debatuar me djalin por kur e ka shikuar se nuk flet mirë gjermanisht ka pyetur pronarin por edhe vetë djalin nga ishte.

Pasi është përgjigjur se është shqiptar, e ka pyet prej cilit qytet në Shqipëri është dhe pasi e ka marrë vesh se është shkodran, e ka pyet se a e njeh Bizin.

Pasi ky i ka thënë po dhe baba e ka shok, gjithçka është normalizu. Prandaj të kam kërku që me të than se edhe në Gjermani, më ba nder.

Jam ndjerë shumë i vlerësuar dhe tepër i emocionuar. Të të mbajë mend akoma një emër i tillë më dukej shumë e veçantë. Megjithatë kur Bekenbaueri ka ardhur me ekipin kombëëtar Shpresa disa vite më parë ka pyetur për mua dhe e kam takuar.

-Tani që janë hapur rrugët shpreson Bizi ta takoj përsëri të madhin Bekenbauer në Gjermani?

Besoj se po. Ia kam nisur një kërkesë dhe një dëshirë për të bërë një udhëtim të takoj edhe njëherë Bekenbauerin e madh.