Dite te lumtura per futbollistin e Vllaznise Kevin Dodaj. Lojtari qe vetem pak dite me pare ka mbushur 18 vjeç, ka qene protagonist i madh brenda 72 oresh. Nga grumbullimi me ekipin e pare, tek goli me U21 dhe tripleta se fundi me ekipin U19.

Sulmuesi i talentuar po shkelqen dhe ka bere te flitet per te gjate ketyre diteve. Ne ndeshjen e se merkures te ekipit te pare te Vllaznise ndaj Egnatias, Dodaj ka qene ne pankinen e kuqebluve i grumbulluar nga trajneri Memelli, por nuk ka luajtur asnje minute.

Si rrjedhoje, nje dite me pas- te enjten, trajneri i ekipit U21 Ergi Borshi e ka marre me vete ne ndeshjen e luajtur ne kryeqytet ndaj Partizanit dhe luajti 90 minuta duke shenuar madje edhe golin e barazimit per kuqeblute ne minuten e 85-te te ndeshjes.

48 ore me vone, pikerisht dje, ishte serish ne fushe por kete here per Vllaznia U19 duke ndihmuar skuadren te fitonte me rezultatin e thelle 7-0 ndaj Internacional. Kevin Dodaj ka qene protagonisti kryesor i ketij suksesi duke shenuar tre prej golave te kesaj perballje.

Dodaj konsiderohet nje nga lojtaret me me te ardhme ne kete brez lojtaresh te rinj dhe ajo çfare ndodhi me te ne 72 oret e kaluara e tregon me se miri kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/