Lamtumira mes Juventusit dhe Alegrit shënon fundin e një epoke. Pesë vjet kampionate të fituara dhe ëndrra Champions që u ndërpre në 2 finale. Disa orë pas zyrtarizimit të largimit të tij, gjërat janë më të qarta.
Anjeli ka dëshiruar të vazhdojë me teknikun livornez, por dyshja Nedved-Paratiçi kanë qenë kategorisht kundër.
Alegri kishte në mendje një mini-revolucion në skuadër. Sipas asaj që raporton “Corriere della Sera” ka qenë Nedved ai që ka këmngulur më fort për largimin e italianit.
“Nëse qëndron Alegri, unë largohem” ka kërcënuar çeku. Me pak fjalë, dyshja drejtuese drejton gishtin nga Alegri për dështimin në Europë.