Si “Beatles”. Ky është objektivi i sulmuesit anglez Uejn Runi, i cili zbarkoi në Amerikë më 28 qershor të vitit 2018 për të veshur fanellën e DC Junajtid. Ish-lojtari i Mançester Junajtid, sipas asaj që shkruan “Sun”, ka thënë se kërkon të lërë shenjë në vendin përtej oqeanit, ashtu siç ka bërë grupi i famshëm muzikor nga Liverpuli.
“Mbaj mend që “Beatles” u bënë të njohur në Amerikë në vitet ’60 dhe unë shpresoj që të kem të njëjtin impakt si ky grup i madh në këtë vend”, – ka thënë sulmuesi veteran.
Një objektiv ambicioz, që Runi dëshiron ta arrijë me anë të golave të tij. Pasi shënoi 12 gola sezonin e kaluar, anglezi ka shënuar 7 herë në 13 ndeshjet e kampionatit të ri, duke udhëhequr skuadrën e tij në majën e klasifikimit të “Major League Soçer”./Vipsport/