Nga Endri ÇINARI

Në merkaton verore që u mbyll para pak ditësh, Vllaznia realizoi 8 afrime. Duke përforcuar në këtë mënyrë skuadrën me elementë që do përballojnë sezonin e gjatë në Superiore. Afrimet e kuqebluve kryesisht janë përqendruar në kampionatin shqiptar. Ku spikasin emra si: Deliu, Kahrimanoviç dhe Qato. Të gjithë këta futbollistë që i përkasin repartit të mesfushës.

Në ekipi janë afruar edhe mbrojtësit Gurishta, Bajrami dhe Podrimcaku. E ndërsa një element që shikohet interesant edhe për të ardhmen është Tafili. Po ashtu në orët e fundit të merkatos, kuqeblutë afruan edhe sulmuesin afrikan, Essang-Matouti. Duke kompletuar kështu skuadrën për edicionin e ri. Por nga afrimet e verës është një futbollist deri më tani që ka lënë pështypje shumë pozitive.

Fjala është për Klinti Qaton, mesfushorin e afruar nga rradhët e Laçit. Në fillim u shikua vetëm si një alternativë për kuqebluë, por futbollsiti nga Kuçova ka ditur të jetë protagonistë. Me luftën sportive dhe grintën e tij ai ka qenë një ndër futbollistët më në formë të shkodranëve në 3 javët e para. Madje trajnerin Brdaric e ka provuar në disa pozicione, të cilat Qato i ka mbuluar me sukses.

26-vjeçari është shndërruar në një element të rëndësishëm të kuqebluve. Duke treguar gatishmërinë dhe vlerat e tij në çdo repart të fushës. Tek kuqeblutë patjetër që në javët e ardhshme presin edhe “shpërthimin” e futbollistëve të tjerë të afruar në merkato. Ku Deliu, Gurishta apo edhe Podrimcaku po kërkojnë ritimin e duhur. E ndërsa priten edhe Bajrami e Kahrimanoviç, të ndalur prej kohësh nga dëmtimet. Gjithashtu me interes pritet edhe kontributi i Tafilit dhe sulmuesit të ri, Essang-Matouti./www.shkodrasport.com/