Flamurtari do fillojë përgatitjet më 5 korrik, për të synuar sërish elitën e futbollit shqiptar, ku për herë të fundit ishin në sezonin 2018/19.

Grupi kryesor nga sezoni i fundit do ruhet, por duke i shtuar elementë të rinj, për të krijuar sërish ekip kampion.

Kështu vetë Sinan Idrizi tregon për shtypin e shkruar se mendohen 8 afrime, ku ndër to do jenë 2 lojtarë nga Superiorja pas Nezirit të Kastriotit, ndërsa të tjerët janë të huaj, brazilianë dhe afrikanë. Tashmë mbetet për t’u parë në fushë si do reagojë “flota” e re kuqezi.

Flamurtari fitoi Kategorinë e Dytë sezonin e fundit, për t’u rikthyer në të Parën. Sërish është shumë larg për vetë emrin që mbajnë vlonjatët.