Skuadra e kategorise se dyte po i japin doren e fundit pergatitjeve per kampionatin e ri i cili starton me 21 shtator dhe ne kete kuader, ato po zhvillojne edhe disa ndeshje testuese te cilat u sherbejne trajnereve per te pare gjendjen konkrete te futbollisteve vetem pak dite para startit te gares.
Ne kete kuader, Veleçiku dhe Terbuni kane zhvilluar pasditen e djeshme nje ndeshje miqesore e cila u mbyll ne shifrat e barabarta 4-4. Tete golat e shenuar ne kete 90 minutesh tregojne qarte se ekipet jane ende te pakolauduara plotesisht.
Në pjesën e parë vendasit fituan në shifrat 3-1, ndërsa pjesa e dytë foli për pukjanët, që pas zëvendësime të kryera arritën të barazojnë shifrat në 4-4.
V.Rrustemaj, Banushi, E.Rrustemaj dhe Shekaj ishin autorët e golave për Veleçikun, ndërsa për Tërbunin shënuan dy herë Gjini, si dhe Halilaj dhe Zafet. Kuptohet qe te dy ekipet ende nuk jane ne maksimumin e tyre por me kalimin e diteve me siguri qe do te vijne duke u permiresuar.
Sa i takon kampionatit, ne javen e pare ekipi i Veleçikut do te prese ne Koplik Murlanin, ndersa Terbuni do te prese ne “Ismail Xhemali” te Pukes ekipin e Ilirise se Fushe- Krujes./www.shkodrasport.com/