Pas Vllaznise se femrave, edhe Olimpik Lion ka zyrtarizuar ndeshjen miqesore ne mes dy skuadrave qe do te luhet javen e ardhshme ne France. Ka qene vete klubi i njohur i ketij vendi dhe i gjithe Europes qe ne faqen e tij ka njoftuar per ndeshjen miqesore me kampionen e Shqiperise.

“Nje ndeshje e fundit miqesore perpara rifillimit te kampionatit. Shihemi te shtunen me 14 shtator kunder kampiones shqiptare, KFF Vllaznia”- shkruhet ne faqen e ketij klubi.

Njekohesisht Olimpik Lion ka bere te ditur se ka nisur edhe shitja e biletave per kete ndeshje dhe çmimi i tyre eshte 5 euro. Padyshim qe per Vllaznine kjo eshte nje miqesore luksi sepse do te luaje me skuadren e cila eshte me e titullara ne Europe sa i takon trofeve te fituara te Champions League.

Ndeshja do te luhet ne oren 19.30 te se shtunes te ardhshme dhe kampionia e Shqiperise sigurisht qe do te tentoje te paraqitet sa me mire ndaj ketij kundershtari shume te forte. Megjithese duhet thene se per momentin Vllaznia eshte e fokusuar tek sfida e 7 shtator ndaj kampiones se Austrise, St Polten, e vlefshme per finalen e grupit 2 te “Uefa Women’s Champions League”.

Pikerisht keto paraqitje te mira ne Europe kane bere qe Vllaznia te marre edhe ftesa te tilla per miqesore nga skuadra me e mire e kontinentit per futbollin e femrave dhe kjo eshte nje arritje shume e madhe per te dhe futbollin shqiptar./www.shkodrasport.com/