Te Vllaznia, Herald Marku është tashmë një lider. Futbollisti është pjesë e shkodranëve këtë sezon, duke shënuar tre gola në tetë takime të Abissnet Superiore, me shume edhe se sulmuesit e kesaj skuadre.

Në sfidën me Kukësin në Shkodër, Marku shënoi, duke hipotekuar fitoren e Vllaznisë. Në sfidën e tretë të sezonit, atë me Tiranën, shënoi sërish një tjetër gol me 11-metërsh. Tashmë, vjen edhe goli me Laçin, duke u treguar shumë i zgjuar në ndjekjen e aksionit, teksa ai ia doli të “rrokë” shansin e tij.

Kështu, duke parë statistikat, duket qartë se Vllaznia është e varur nga Marku. Sa herë që ai shënon, shkodranët nuk humbasin, madje është e anasjellta, Vllaznia fiton ose merr një barazim, siç ndodhi këtë javë me Laçin.

Marku po bëhet vendimtar për mënyrën e lojës, teksa është harmonizuar me ekipin në çdo detaj shumë shpejt. 26-vjeçari mund të luajë në disa pozicione të mesfushës, si në qendër, ashtu edhe në të majtë të këtij reparti.
Maringlen ZHIVANI