Partizani-Vllaznia është një nga supersfidat e javës së 3-të të Abissnet Superiore. Ndeshja do të luhet ditën e diel në orën 19:45 në “Elbasan Arena” dhe të dyja ekipet kanë nisur prej ditësh përgatitjet.

Te Vllaznia ka vetëm lajme të mira pasi të gjithë lojtarët janë gati për këtë ndeshje. Futbollistët që kanë munguar në ndeshjet e para për shkak dëmtimesh janë rikuperuar plotësisht dhe grupi është i plot.

Trajneri Brdaric do të jetë “në hall” për të vendosur për 11-shen titullare pasi janë 8 lojtarë që garojnë për 3 vende titullari në sulm.

Deri më tani kanë luajtur Da Silva, Latifi dhe Aralica, por tashmë janë edhe Ardit Hoxhaj, Gjurgjevic, Kaina, Çoba që “luftojnë” për të qenë titullarë në një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Partizanit.

Do të jetë trajneri Brdaric që do të vendosë se cilët lojtarë do të zbresin në fushë, ndërsa te Vllaznia kërkojnë të reagojnë duke fituar pas humbjes turpëruese në Kupë nga Labëria e Kategorisë së Dytë./newsport/