Shitja e biletave për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës ka nisur prej ditësh, teksa deri më tani mësohet se janë shitur rreth 8 mijë të tilla.
Zhvillimi i sfidës në stadiumin e ri ka nxitur interesin e shqiptarëve për të qenë të pranishëm në takimin e 17 nëntorit, raporton Top Channel.
Kaosi ka qenë prezent pasi herë pas here FSHF-ja ka bllokuar shitjen e biletave për tribunat përballë, duke lënë të hapura vetëm ato pas porte.
Që “Arena Kombëtare” të jetë “sold-out”, FSHF-ja ka menduar të veprojë në këtë mënyrë. Krahas biletave për ndeshjen me Francën, deri tani janë shitur edhe 1200 të tilla për takimin mes Shqipërisë me Andorën që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”./newsport/