Nga Gjergj KOLA
Shqipëria po bëhet gati të luajë nesër ndaj Çekisë ndeshjen e rradhës dhe një nga shqetësimet kryesore për trajnerin Silvinjo është reparti i sulmit. Kjo sepse janë disa lojtarë të këtij reparti të cilët nuk janë të gatshëm për këtë takim si rrjedhojë e dëmtimeve që po kalojnë apo dhe i problemeve të tjera.
Sulmi shpeshherë ka qenë problem për kuqezinjtë, por duket se gradualisht për kombëtaren shqiptare po vjen njeriu- gol. E kemi fjalën për sulmuesin shkodran Gabriel Kulla. Ai është vetëm 16 vjeç dhe ka pak kohë që ka veshur fanellën kuqezi, por kjo kohë e shkurtër i ka mjaftuar për të treguar vlerat e tij.
Lojtari i Sassuolot në kampionatin italian, po bën shumë mirë në të gjitha ndeshjet që ka luajtur me kombëtaren U17. Ka debutuar me të para më pak se 6 muajsh dhe që atëherë ka luajtur 8 ndeshje me fanellën kuqezi. Dhe ajo çka është më interesantja, goli i djeshëm ndaj Kroacisë ka qenë i teti i shënuar nga Gabriel Kulla. Një statistikë vërtetë mbresëlënëse dhe që tregon se Shqipërisë po i vjen njeriu- gol.
Gabriel Kulla i ka të gjitha karakteristikat e duhura për t’u bërë një sulmues cilësor dhe fakti që në verën e kaluar u kërkua nga disa Akademi të njohura në Itali, tregon më së miri se ato e vlerësojnë talentin e këtij djaloshi, por Gabri zgjodhi Sassuolon sepse aty mund të shprehet më mirë.
Dhe natyrisht edhe me kombëtaren, aty ku fanella kuqezi i ka ngjitur menjëherë dhe këtë po e tregon me lojërat dhe golat që po shënon. Prandaj dhe pas Kroacisë, tashmë është i fokusuar tek sfida e rradhës me Hollandën, ku padyshim që do të kërkojë të shënojë sërish./www.shkodrasport.com/
STATISTIKAT E GABRIEL KULLËS ME KOMBËTAREN U17:
18.04.2024 Slloveni- Shqiperia U17 1-2 (G.Kulla 2 gola)
22.05.2024 Mali Zi- Shqiperia U17 3-1 (G.Kulla 1 gol)
24.05.2024 Shqiperia U17 – Mali Zi 0-0
17.06.2024 Shqiperia U17 – Azerbajxhan 1-1
19.06.2024 Shqiperia U17 – Azerbajxhan 4-1 (G.Kulla 2 gola)
04.09.2024 Shqiperia U17 – Luksemburg 3-1 (G. Kulla 2 gola)
06.09.2024 Shqiperia U17 – Luksemburg 0-3
09.10.2024 Shqiperia U17 – Kroaci 1-1 (G. Kulla 1 gol)