Lukaku është sulmuesi që Konte dhe Interi duan të sjellin në Milano, por duket një operacion i pamundur duke marrë parasysh shumën që kërkon Mançester Junajtid për ta lënë të lirë.
83 milionë euro janë shumë për Interin dhe kështu klubi ka nisur të shohë për zgjidhje të reja në repartin ofensiv.
Siç raporton “Corriere Dello Sport”, Marrota mend t’i bëjë dhuratë Kontes, Edison Kavanin, sulmuesin e PSG-së.
32- vjeçari ka dhe një vit kontratë te francezët dhe Marota do të tentojë të sjellë lojtarin në Milano. Kavani në Francë përfiton 12 milionë euro në sezon dhe nuk do të ishte i gatshëm të zbriste me shumë se 9 milionë euro përfitimet e veta.
Gjithashtu Interi ka sytë dhe nga katër sulmuesë te tjerë që janë Higuain, Xheko, Zapata dhe Rafael Leo.