Sulmuesi Donat Toma me golin e shenuar ne minutat shtese i ka dhene barazimin Veleçikut ne ndeshjen ndaj Burrelit te luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Nje gol qe erdhi pikerisht atehere kur u mendua se matjanet do te largoheshin me tre pike nga Shkodra por nuk ka ndodhur keshtu.

Duhet thene se Veleçiku ka luajtur me mire ne kete ndeshje por lojtaret e saj kane gabuar ne finalizim. Si rrjedhoje pjesa e pare do te mbyllej ne barazim pa gola, 0-0.

Ne te dyten u mendua se koplikasit do ta rrisnin presionin per te gjetur me çdo kusht rrugen e rrjetes dhe ne vend qe te ndodhte keshtu, ka shenuar Burreli. Ka qene mbrojtesi shkodran i tij Dritmir Beci ai qe ka derguar topin ne rrjete.

Dy minuta me pas, si per t’ia bere me te lehte punen miqve, kapiteni i Veleçikut Besard Çokaj do te ndeshkohej me karton te kuq nga ana e arbitrit dhe do ta linte me 10 vete skuadren e tij.

Pavaresisht ketij fakti, djemte e drejtuar nga trajneri Duli nuk hoqen dore per asnje moment nga kerkesa per golin e barazimit dhe ai ka dale ne drite pikerisht atehere kur u duk se gjithçka u mbyll me disfate.

Nga nje aksion ne te djathte me protagonist Hoxhen, topi ka shkuar ne zone tek sulmuesi Toma qe nuk ka falur kete here duke e derguar ate ne rrjete dhe duke barazuar shifrat ne 1-1, çka nuk do te ndryshonin me sepse arbitri ka nderhyre menjehere duke sinjalizuar fundin e takimit.
www.shkodrasport.com

KATEGORIA E PARË – JAVA 8

Grupi A
E shtunë, më 9 nëntor, ora 13:00
Besëlidhja-Dinamo 4-0
Shënues: Sheta 22′, Dordevic 41′, Koleci 90′, Hepaj 90+3′

Veleçiku-Burreli 1-1
Shënues: Toma 90′ / Beci 73′

Tërbuni-Shkumbini 1-1
Shënues: Metani 76′ / Eyoh 69′ (pen.)

Egnatia-Korabi 1-0
Shënues: Da Costa 3′

E diel, më 10 nëntor, ora 13:00
Kastrioti-Erzeni