Sulmuesi shkodran, Jasmin Raboshta, i cili e ka nisur karrierën si futbollist te skuadra e Vllaznisë, u transferua në fillim të sezonit te skuadra turke 1960 Silopispor. 27-vjeçari u largua nga Bylis për të nisur një aventurë të re jashtë vendit dhe mesa duket u ambientua shumë shpejt. Shkodrani është kthyer në një lider te skuadra turke ku në 12 takime ka shënuar plot 9 gola.
Skuadra e shqiptarit aktualisht ndodhet në vendin e 7-të. Në kampionatin shqiptar sulmuesi ka mbajtur veshur fanellën e shumë skuadrave ku spikasin: Elbasani, Luftëtari, Teuta etj.