Me marrjen sot të sulmuesit brazilian Emerson Brito dos Santos dhe të portierit Ted Laço, ka shkuar në 9 numri i lojtarëve të blerë nga Vllaznia në merkaton e kësaj vere.
Gati një skuadër e tërë e re ka ardhur në Shkodër dhe madje numri aktual mund të rritet sërish në ditët e ardhshme sepse priten të tjerë lojtarë të vijnë.
Drejtuesit e klubit e patën deklaruar se shumë prej lojtarëve të sezonit të kaluar nuk do të qëndronin në skuadër sepse kontratat nuk do iu rinovoheshin dhe prandaj kanë ardhur edhe këto lëvizje.
Ajo që duhet pritur tashmë është të shohim se çfarë do të prodhojë në fushë vllaznia “e re” e blerjeve të mëposhtme:
1. Herald Marku mesfushor
2. Dajan Shehi mbrojtës
3. Filip Gligorov mbrojtës
4. Aleksandar Ristevski mbrojtës
5. Behar Ramadani mesfushor
6. Ndriçim Shtubina mesfushor
7. Maxim Cojocaru mesfushor
8. Emerson Brito dos Santos sulmues
9. Ted Laço portier
© shkodrasport.com