Përfaqësuesja shqiptare e futbollit të femrave do të kërkojë këtë javë pikën e parë në eliminatoret e Botërorit, ku deri tani skuadër e drejtuar nga Armir Grima ka regjistruar 5 humbej në po aq takime të luajtura.
Këtë radhë, vajzat kuqezi kanë përballë Poloninë, një ekip që i ka mundur 1-4 në Shqipëri në ndeshjen e parë të zhvilluar mes dy ekipeve, por për të cilin trajneri Grima shprehet me besim se mund t”i marrë pikë.
“Tashmë kemi një ide për kundërshtarin, Poloninë, që ka cilësi dhe elementë shumë të mirë në fushë.
Do japim maksimumin tonë, do futemi në fushë për të arritur rezultat pozitiv, dhe pse jo, për të mos dalë pa pikë.
Ditët e grumbullimit do të na shërbejnë për të vlerësuar edhe situatën e vajzave, por do të ndalemi gjatë edhe te pjesa taktike, për mënyrën se si do të luajmë.
Kundërshtari është i fortë, por ne do të japim më të mirën tonë për të dalë me pike nga ndeshja”,tha Grima sot në konferencë për shtyp.
Në listën e bërë publike sot, me 20 futbolliste të ftuara për këtë duel, bie në sy se ekipi kombëtar praktikisht ka bazën tek ekipi kampioni i Shqiperise.
Nga Vllaznia që kryeson kampionatin shqiptar, janë grumbulluar 9 futbolliste. Nderkohe nga Shkodra eshte edhe nje tjeter futbolliste e grumbulluar ne kombetare per kete ndeshje, pikerisht Klaudia Rrotani e “Juban Danjes”.