Per Basanian sot eshte “dita e se vertetes”. Ajo do te luaje ndeshjen e fundit te kampionatit, ate qe do te percaktoje edhe verdiktet perfundimtar te tij, mbi te gjitha do te vendose edhe fatet e skuadres se presidentit Ermir Shimaj.

Ajo vazhdon te jete ne mbaje vendin e pare ne renditje, por sot ka nje sfide shume te veshtire, ate ndaj ekipit Arnisa e cila do te luhet duke filluar nga ora 15:00 ne fushen e vjeter sportive te Kavajes (ngaqe fusha e Arnises eshte e denuar).

Vleresimi per kete 90 minutesh nga skuadra, futbollistet dhe trajneri Hasanaj eshte maksimal dhe ata pritet te japin me te miren ne fushen e lojes. Kuptohet qe objektivi i vetem do te jete fitorja sepse trepikeshi eshte garancia e realizimit te objektivit.

Perpara kesaj ndeshje, renditja ne grupin A eshte shume interesante. Basania eshte ne vendin e pare te renditjes, me 27 pike, po aq sa edhe “Eagle Football”, por me bilanc me te mire sesa ajo. Ne vend te trete eshte Bulqiza me 25 pike, po aq sa edhe Prestige, ndersa Arnisa ndodhet ne vendin e peste me 21 pike.

Ne kete menyre mjafton nje fitore me çfaredo rezultati dhe Basania sot do te shpallet kampione e grupit A dhe do te siguroje njekohesisht edhe ngjitjen ne kategorine e dyte. Ky do te ishte nje shperblim i punes se madhe te bere gjate gjithe sezonit dhe mbi te gjitha, i investimit te bere nga presidenti Ermir Shimaj. Basania mund t’ia dale…/www.shkodrasport.com/