Pasditja e sotme duket se nuk është një nga më të mirat nga Arsenali. Rezultati 0-3 që në pjesë e parë i ka nervozuar jo vetëm tifozët në shkallët e stadiumit, por edhe lojtarët në fushën e lojës.

Mesfushori i ‘topçinjve’, Mesut Ozil, ka qenë një nga lojtarët më të dobët në fushë. Si rrjedhojë trajneri i Arsenalit, Ljungberg, e ka zëvendësuar gjermanin në minutën e 60 të takimit.

Por, turko-gjermani nuk e ka pritur mirë, duke reagur jo si një profesionist që është. Ai ka rënë pre e nervave të lojës dhe e la fushën i nervozuar. Tifozët presin më shumë nga ai, pasi Ozil është lojtari që paguhet më shumë tek londinezët, plot 350 mijë £ në javë. /abcnews/

https://twitter.com/goal/status/1206271944313704452?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1206271944313704452&ref_url=http%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-arsenali-turperohet-nga-city-ozil-e-tepron-gjate-zevendesimit%2F